DYLON

ShE “Ndre Mjeda” shpall konkursin tradicional në përpilim të FJALEKRYQIT me korrespondencë, në  kuadër të: “Takime enigmatike të zgjidhësve dhe sajuesve të gjëzave”

ShE “Ndre Mjeda” shpall konkursin tradicional në përpilim të FJALEKRYQIT me korrespondencë, në  kuadër të: “Takime enigmatike të zgjidhësve dhe sajuesve të gjëzave”
Avatar photo Redaksia

Shoqata e Enigmatëve “Ndre Mjeda” shpall  konkursin tradicional në përpilim të FJALEKRYQIT me korrespondencë, në  kuadër të: “Takime enigmatike të zgjidhësve dhe sajuesve të gjëzave”

Fjalëkryq

EkoHigjiena

Përpilojeni një fjalëkryq në figurën  e dhënë. Fjalëkryqi NUK duhet të përshkruhet, por duhet të jepen burime për termat më pak të njohur. Çdo shkronjë sjell një numër të caktuar pikëve . Renditja  do të përcaktohet duke mbledhur pikët e të gjitha shkronjave të futura. Çdo fjalëkryq do të marrë pikë shtesë bazuar në cilësinë enigmatike të fjalëkryqit (nga 1 në 15).   

Vlerësimi i shkronjave:   1 – pikë :  A, E, I, O, R, T;  2- pikë :  K, L, N, P, S, V; 3- pikë : Ë, B, C, Ҫ,  D, DH, J, M, U;  4- pikë :  Q, , F, G, GJ,  H, Z;  5- pikë :  XH ,TH , LL, NJ, SH, Y, X,  ZH.

 Fjalëkryqi  do të vlerësohet, në qoftë se  plotëson të gjitha standardet e zakonshme të përpilimit kurse të gjitha fjalët, termat e përdorur duhet të plotësojnë rregullat gjuhësore dhe drejtshkrimore.

Shkurtesat me tre ose më shumë shkronja nuk lejohen.

Propozicionet:

1. Të drejtë për përpilim të fjalëkryqit  nuk ka kufizime.

2. Sajimet , punimet nënshkruhen me emrin dhe mbiemrin e plotë të autorit.

3. Punimet krijohen, sajohen në gjuhën shqipe .

4. Punimet e publikuara më parë do të eliminohen përpara se të vlerësohen.

5. Punimet dërgohen në e-mailin e mëposhtëm : [email protected]

6. Afati i fundit për dërgimin e punimeve: 20.09.2024. deri në  ora 24 .

7. Vlerësimi do të bëhet nga një juri e përzgjedhur nga SHE “NDRE MJEDA”.

ÇMIMET:  fituesi do të marrë një trofe dhe një çmim në të holla.

Disa fjalëkryqe me cilësi të lartë do të shpërblehen me çmime të tjera speciale.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.