Agjencia e Mbrojtjes për Reduktimin e Kërcënimeve (Defense Threat Reduction Agency-DTRA) nga SHBA, së bashku me Kompaninë e Materieve të Rrezikshme të Gardës Kombëtare të FSK-së kanë realizuar stërvitjen e përbashkët dy javore me qëllim të ngritjes dhe aftësimit profesional të pjesëtarëve të FSK-së, ku janë realizuar në praktikë “ Taktikat, Teknikat dhe Procedurat e Dekontaminimit në Masë të Pacientëve” dhe është realizuar ushtrimi funksional ku pjesëtarët e FSK-së janë sfiduar me skenarë të ndryshme të reagimit në situata me materie të rrezikshme.
Gjatë ushtrimit i cili kishte qëllim vlerësimin e performancës së kompanisë në personel dhe pajisjet e ofruara nga DTRA në setin e Rekonicionit dhe Dekontaminimit në masë të pacientëve.
Pjesë e këtij ushtrimi ishin edhe vëzhguesit dhe kontrollues nga Garda Kombëtare e Ajova-s, në rolin e mentorimit dhe ofrimin e këshillave për pjesëtarët e FSK-së me qëllimin kryesor avancimin e kapaciteteve për reagim në situate me armë të shkatërrimit në masë. /2LONLINE/