DYLON

SHBA: Të respektohet vendimi i Kushtetueses për Asociacionin

Avatar photo Redaksia

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë u ka bërë thirrje të gjitha palëve që ta respektojnë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Vëmë në pah se Gjykata në mënyrë të qartë thotë se Asociacioni/Bashkësia e komunave me shumicë serbe do të themelohet sipas marrëveshjes së Brukselit dhe jep udhëzime për tu siguruar që themelimi i saj bëhet sipas kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës”, thuhet në deklaratën e ambasadës amerikane.

EkoHigjiena

Ndryshe, Marrëveshja për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe nuk është tërësisht në harmoni me Kushtetutën e Kosovës.

Kështu ka vendosur Gjykata Kushtetuese në përgjigjen e saj ndaj kërkesës së presidentes Atifete Jahjaga, për të vlerësuar Marrëveshjen e 25 gushtit për ASK-në. Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se Asociacioni i Komunave me shumice serbe do të themelohet, siç është paraparë me Marrëveshjen e parë, të ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës dhe shpallur nga Presidentja e Kosovës.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.