DYLON

SHBA: Të respektohen vendimet e Gjykatës Kushtetuese

Avatar photo Redaksia

Zyrtarë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë i kanë thënë gazetës se presin nga të gjithë liderët e Kosovës “që të respektojnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese të pavarur, dhe se ky vendim (v.j. aktgjykimi për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit) e përforcon përkushtimin e Kosovës për zgjidhjen e çështjeve ligjore në mënyrë transparente dhe demokratike”, shkruan Koha Ditore.

Megjithëse nuk kanë pranuar të komentojnë nëse Kosova rrezikon të rrëshqasë drejt një krize institucionale edhe pas vendimit të Kushtetueses, zyrtarë amerikanë kanë thënë se me rëndësi është që të respektohen vendimet e saj.

EkoHigjiena

Njëjtë janë shprehur edhe nga Zyra e BE-së, të cilët insistojnë se nuk do të ndërhyjnë në proces.