DYLON

SHBA përshëndet përparimin e bërë nga Kosova

Avatar photo Redaksia

Shtetet e Bashkuara të Amerikës theksuan rëndësinë e vazhdimit të procesit për formimin e qeverisë së ardhshme të Kosovës, në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës.

Në një deklaratë ku pasqyrohen pikëpamjet e qeverisë amerikane u bëhet thirrje udhëheqësve, partive dhe anëtarëve të Kuvendit të Kosovës që të lëvizin me shpejtësi drejt formimit të qeverisë së re, në mënyrë që të vazhdojë puna e rëndësishme e forcimit të demokracisë multietnike të Kosovës.

EkoHigjiena

Në një deklaratë ku pasqyrohen pikëpamjet e qeverisë së amerikane thuhet se Shtetet e Bashkuara përshëndesin përparimin e Kosovës në fusha të ndryshme përfshirë organizimin e zgjedhjeve, shtimin e njohjeve ndërkombëtare, anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe përpjekjet e Kosovës kundër ekstremizmit të dhunshëm.

“Procesi i formimit të qeverisë në Kosovë pas zgjedhjeve të suksesshme parlamentare në qershor është duke vazhduar. Ndërkohë që udhëheqësit politikë dhe partiakë të Kosovës punojnë për formimin e qeverisë së ardhshme, është e rëndësishme që procesi të vazhdojë në përputhje me ligjet dhe kushtetutën e Kosovës. Shtetet e Bashkuara u bëjnë thirrje udhëheqësve, partive dhe anëtarëve të Kuvendit të Kosovës që të lëvizin me shpejtësi drejt formimit të qeverisë së re, në mënyrë që të vazhdojë puna e rëndësishme e forcimit të demokracisë multietnike të Kosovës” thuhet në deklaratë, trasnsmeton Zëri i Amerikës, në shqip.

Shtetet e Bashkuara përshëndesin Serbinë dhe Kosovën për përkushtimin e tyre të vazhdueshëm ndaj dialogut mes dy vendeve të lehtësuar nga Bashkimi Evropian dhe për zbatimin e Marrëveshjes së prillit të vitit 2013 për normalizimin e marrëdhënieve.

Në deklaratë gjithashtu përshendeten autoritetet e Kosovës për përpjekjet e tyre për trajtimin e problemit të ekstremizmit të dhunshëm.

“Presidentja Atifete Jahjaga e ka përsëritur publikisht se Kosova nuk do të bëhet një strehë e terroristëve, dhe se institucionet e Kosovës nuk do të lejojnë terroristët të rrezikojnë paqen, qendrueshmërinë dhe rendin kushtetues,” thuhet në deklaratë, ku Shtetet e Bashkuara mirëpresin nismën e disa vendeve të rajonit, duke përfshirë edhe Kosovën dhe Serbinë, për të miratuar ligje që ndalojnë rekrutimin dhe pjesëmarrjen e qytetarëve të tyre në konfliktet e armatosura në vende të huaja.

Konsulli amerikan për çështje politike në OKB Kristofer Klein tha se këto hapa forcojnë edhe më tej vendin e Kosovës në bashkësinë ndërkombëtare, duke e forcuare Kosovën, rajonin dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.