DYLON

SHBA kërkon që Kosova të bëhet anëtare e OSBE-së

Avatar photo Redaksia

Gjatë mbledhjes ku u shqyrtuar raporti gjysmëvjeçar i shefit të Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadorit Jean- Claude Schlumberger, përfaqësuesi i SHBA-ve në OSBE, Ambasadori Daniel B. Baer, ka thënë se Kosova meriton një ulëse në mesin e shteteve anëtare të kësaj organizate.

“Ne i bëjmë thirrje OSBE-së dhe shteteve anëtare të saj që ta pranojnë se Kosova meriton një ulëse në këtë tavolinë”, tha përfaqësuesi amerikan në Këshillin e Përhershëm të OSBE-së, Baer, raporton kallxo.com.

EkoHigjiena

“Ne mund të fillojmë duke ftuar përfaqësuesit e qeverisë së Kosovës në takimet e nivelit të punës ku diskutohen aktivitetet dhe çështjet që kanë të bëjnë me Kosovën. Ne kërkojmë nga Përfaqësuesi Special Stoudmann që t’i dyfishojë përpjekjet për të gjetur rrugë që të arrihet kjo, dhe jemi të gatshëm të ndihmojmë në këtë përpjekje”, u shpreh ai.

për më tepër lexo në: http://live.kallxo.com/sq/MTL/ShBA-te-Kerkojne-Ulese-per-Kosoven-ne-OSBE-2054

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.