SHBA, foshnja më e vogël në botë lirohet nga spitali

SHBA, foshnja më e vogël në botë lirohet nga spitali

Një foshnje që ka lindur vetëm 245 gramë, dhe që besohet se është fëmija më i vogël që ka mbijetuar ndonjëherë sa u përket lindjeve të parakohshme, është liruar nga spitali në Shtetet e Bashkuara.

Foshnja Saybie ka peshuar sa një mollë e madhe kur ka lindur në javën e 23-të të zhvillimit, në dhjetor të vitit 2018.

Duke luftuar për jetë, ajo është trasferuar në kujdes intensiv në një spital në San Diego të Kalifornisë.

Doktorët u kanë thënë prindërve të foshnjës fillimisht se ajo ka vetëm disa orë për të jetuar. Mirëpo pesë muaj më vonë, ajo peshon 2.5 kilogramë, duke tejkaluar të gjitha pritshmëritë.

Një infermiere, që është kujdestuar për të, mbijetësen e Saybiet e ka cilësuar “mrekulli”.

Para Saybiet, ka qenë një vajzë e lindur më Gjermani më 2015, që ka mbajtur rekordin e foshnjës më të vogël të lindur ndonjëherë, pasi ka peshuar vetëm 252 gramë.

KOMENTE