DYLON

SHBA e gatshme të ndihmojë themelimin e Gjykatës Speciale

Avatar photo Redaksia

Kryeministri Isa Mustafa, priti sot Ambasadorin e ngarkuar për Çështje të Krimeve të Luftës, kryesues i Zyrës për Drejtësi Globale Penale në Departamentin e Shtetit të SHBA-ve, Stephen J. Rapp.

Kryeministri Mustafa dhe Ambasadori Rapp biseduan për përparimin që është bërë në procesin e themelimit të Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar, që përfshinë ndryshime kushtetuese dhe ligjore të nevojshme.

EkoHigjiena

Kryeministri Isa Mustafa e informoi për hapat që janë ndërmarrë nga institucionet e Republikës së Kosovës, në këtë drejtim.

Kryeministri Mustafa po ashtu theksoi përkushtimin e Qeverisë së Kosovës dhe besimin në pjekurinë e institucioneve të Kosovës për të marrë vendime të rëndësishme.

Ambasadori i ngarkuar për Çështje të Krimeve të Luftës, Stephen J. Rapp, vlerësoi punën e deritashme që kanë bërë institucionet e Kosovës si dhe inkurajoi për hapat e rëndësishëm dhe të nevojshëm që duhet të ndërmerren, në vijim.

Ambasadori Rapp gjithashtu shprehu interesimin dhe gatishmërinë e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara për të ndihmuar, në këtë proces.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.