DYLON

SHBA dhe Kosova vazhdojnë bashkëpunimin në fushën e sigurisë

Avatar photo Redaksia

Në vazhdën e takimeve zyrtare në Departamentin Amerikan të Shtetit, Forumin Global Kundër-Terrorizëm, Këshilltari i Kryeministrit të Kosovës Edon Myftari së bashku me zv/Ministrin e Jashtëm Petrit Selimi u priten në Këshillin për Siguri Nacionale pran Shtëpisë së Bardhë nga Drejtoresha për Ballkan, znj. Sammie Smith. Në këtë takim u diskutua për sfidat dhe prioritetet në fushën e sigurisë në Kosovë dhe aspektin global në luftën kundër terrorizmit. U bisedua për bashkëpunimin e mëtutjeshëm në agjendën e përbashkët të Kosovës dhe SHBA-ve. Znj. Smith duke përgëzuar për iniciativat që po ndërmerren nga Qeveria e Kosovës në forcimin e sigurisë dhe luftimin e ekstremizmit, siguroi për mbështetjen e vazhdueshme për qeverinë e Kosovës nga SHBA.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.