Nga mediet angleze raportohet se çështja e futbollistit Xherdan Shaqirit është punë e kryer dhe do të jetë pjesë e skuadrës ë Premier League, Stoke. në anën tjetër raportohet se ylli nga Kosova ka një problem që nuk mund ta realizojë kalimin në Stoke City. Shaqiri ka kryer me sukses testet mjekësore dhe ka arritur marrëveshje me Stoke Cityn, derisa ka mbetur vetëm nënshkrimi i marrëveshjes.
Por, zyrtarizimin e këtij transferimi po e pengon Bayern Munihu, raporton tabloidi zviceran Blick. Sipas këtij mediumi, Shaqiri ka qenë vetëm i huazuar te Interi deri në fund të këtij sezoni, por me opsion blerje.
Kështu, Xherdan Shaqiri është duke pritur ‘dritën e gjelbër’ nga Bayerni për të nënshkruar me Stoke Cityn.
Ndërkaq, transferimi i Shaqirit te Stoke City është vetëm çështje orësh.
Sipas tablodit zviceran Blick, Shaqiri do të nënshkruaj kontratë katërvjeçare dhe pritet të përfitoj 8 milion franga bruto (7 milion euro) te ekipi i ri.
Kurse, Stoke pritet t’i paguaj Interit 18 milion franga (16.5 milion euro). Kështu, klubit anglez Shaqiri do t’i kushtoj 50 milion franga (46 milion euro).