DYLON

Shaqiri mohon largimin nga Bayerni në fund të këtij edicioni

Avatar photo Redaksia

Mesfushori i Bayern Munichut kosovari Xherdan Shaqiri ka mohuar shkrimet e mediave se ai do të largohet nga kampionët e Evropës dhe Gjermanisë Bayern Munichu në fund të këtij edicioni. Xherdani lidhet me një kalim të mundshëm në Angli te skuadra e Liverpoolit.

“Kurrë nuk kam thënë se dëshiroj të largohem. Jam shumë i lumtur në Mynich dhe as që e kam çuar ndërmend variantin e largimit. Opinioni i vëllait tim është trajtuar ndryshe nga çfarë ka thënë në të vërtetë, por sigurisht, nëse një klub i madh vjen dhe ka interes, atëherë mund ta merret në konsideratë. Kështu ndodh me çdo lojtar”, ka deklaruar Shaqiri.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.