Shaqiri ‘maskohet’ si plak dhe mahnit të rinjtë!
Xherdan Shaqiri vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes edhe atëherë kur nuk ka aktivitete profesionale. Së fundmi kosovari i përfaqësueses së Zvicrës është bërë pjesë një eksperimenti shumë interesant, duke u maskuar si një i moshuar që luan rolin e një legjende të futbollit që do të vizitonte një seancë stërvitore të disa të rinjëve. Ai fillimisht duke ndjekur prej anësh stërvitjen kyçej ngadalë në kontakte të topit e që mahniste të rinjtë. Më pas egzekutoi shkëlqyeshëm disa goditje dënimi para se pas një goli të shënuar teksa festonte hoqi maskën dhe zbuloi identitetin që solli kënaqësi dhe befasi të madhe te të rinjë. Shoqërimi më pas vazhdoi me Shaqirin e vërtetë që për një kohë para të rinjëve u shfaq me shkathtësitë e tij me topin e futbollit.
http://fax.al/read/news/576952/9844514/shaqiri-maskohet-si-plakush-dhe-mahnit-te-rinjte
