DYLON

Shaqiri i gatshëm për ndeshjen e parë

Avatar photo Redaksia

Mesfushori shqiptar i Stoke Cityt, Xherdan Shaqiri është shprehur shumë i lumtur që i është bashkuar skuadrës angleze. Ai duke folur për mediat angleze, ka thënë se mezi po pret të luajë ndeshjen e parë në fanellën e Stoke Cityt. Ai thekson se është i gatshëm dhe i përgatitur mirë më eksperiencën e parë në Premier League.

“Unë mezi pres të luajë ndeshjen time të parë, sepse unë vërtetë ndihem i aftë, sepse kam punuar shumë gjatë verës, kështu që unë ndihem i qetë dhe i fortë”, ka thënë Shaqiri.

EkoHigjiena

“Unë jam shumë i lumtur që jam këtu te Stoke City dhe që jam pjesë e kësaj familje të madhe. Unë mezi pres të luajë ndeshjen e parë. Unë jam i sigurt se ne mund të luajmë në nivele të larta dhe të fitojë shumë ndeshje. Potenciali ynë është që të jemi atje”, ka theksuar ylli shqiptar i Zvicrës.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.