DYLON

Shaqiri: Do të ketë festë të madhe në Liverpool

Avatar photo Elife Sherifi

Mesfushori i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri është shprehur i lumtur me formën që po e tregon skuadra e tij në këtë edicion. Ai thotë se fitimi i Premier Ligës do të ishte diçka e jashtëzakonshme për klubin dhe qytetin.

“Nëse vazhdojmë kështu, askush nuk mund të na ndalë. Jemi në rrugë shumë, shumë të mirë. Do të ishte e jashtëzakonshme për të gjithë këtu në Liverpool [nëse e fitojmë titullin]. Do të ishte një festë tepër e madhe në qytet”, ka thene Shaqiri.

Reprezentuesi zviceran, u kthye nga lëndimi javën e kaluar, duke shënuar gol në fitoren 5-2 kundër Evertonit.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.