(2L ONLINE) – Autoritetet policore kanë bërë me dije se kanë arrestuar një të dyshuar, pasi i njëjti kishte shantazhuar viktimën-femër, se në rrjetet sociale do t’ia publikonte disa foto të saj.
Nuk bëhet e ditur se për çfarë foto bëhet fjalë por mendohet se ato mund të ishin komprometuese për viktimën. Po ashtu nuk u bë e ditur se as për çka e shantazhonte vetëm se thuhet se me vendim të prokurorit,i dyshuari dërgohet në mbajtje. /2L ONLINE/