DYLON

Shalqiri aleati më i mirë në shkrirjen e shtresave dhjamore

Avatar photo Redaksia

Mësoni përse shalqiri është superushqimi i ri, i cili do t’ju ndihmojë që të mbani linjë trupore të përsosur. Mos lejoni që për shkak të indeksit të lartë të glikemisë, shalqiri t’ju bëhet pemë e ndaluar. Hulumtimet e reja kanë treguar që kjo pemë ndihmon në mbajtjen e linjës trupore dhe të muskujve të tendosur, ndërkaq bashkë me këtë shijoni edhe shijen e ëmbël.

Shalqiri është i pasur me amino-thartirë L citrulinë, e cila, sipas të dhënave të hulumtuesve të Universitetit të Sorbonës, ka efekt të madh në ndërtimin e trupit tuaj. Kjo substancë ka pothuajse aftësi magjike që të ngadalësojë plakjen dhe që më gjatë të keni muskuj të fortë.

EkoHigjiena

Studimi i magazinës Jornal of Nutrition ka zbuluar që L Citrulina, në krahasim me amino-thartirat e tjera të pemëve, ndihmon që të shpenzoni më shumë shtresa dhjamore për 13 për qind dhe të shtoni masën e muskujve për plot 9 për qind.

Duke u plakur, numri i qelizave në organizmin tonë bie. Kjo shkakton zvogëlim të masës së muskujve dhe bazë të mirë për shtimin e masave dhjamore.

Dhe pikërisht për këtë shkak, lëngu i shalqirit konsiderohet aleat i shkëlqyeshëm, sepse shton prodhimin e proteinave rigjeneruese, të cilat ndërtojmë masën e muskujve dhe përtërijnë qelizat në organizëm.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.