Kryetari i Federatës Sindikale të Pensionistëve dhe të Moshuarve të Kosovës (FSPMK), Riza Shala, ka deklaruar se që nga pas lufta e këndej gjendja e pensionistëve është e palakmueshme.Kryetari Shala është shprehur i shqetësuar për mungesën e një politike të qartë për pensionistët kosovarë.
Sipas tij, pensionistët nuk po kërkojnë lëmoshë, por një të drejtë të tyre që u takon, e cila është vërtetuar edhe në Gjykatën e Strasburgut.
Shala në një intervistë për “Epokën e re” e ka akuzuar kryetarin e Shoqatës së Pensionistëve të Kosovës, Shaban Kajtazin, se po shfrytëzon organizatën për përfitime personale dhe të rrethit të tij.
Shala ka thënë se Kajtazi është njeri i qeverisë, i cili nuk i mbron interesat e pensionistëve. Ai e ka kritikuar Kajtazin për keqmenaxhim të ndërtesës së pensionistëve. Sipas tij, ajo ndërtesë është e destinuar për nevoja të pensionistëve dhe jo për veprimtari biznesore.