DYLON

Shala dhe Vokrri: Pranimi i Kosovës në FIFA është ngjarje madhore për futbollin e Kosovës

Avatar photo Redaksia

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, ka thënë se pranimi i Kosovës në FIFA është ngjarje madhore për futbollin e Kosovës, për shtetin tonë dhe për të ardhmen e rinisë. Ai më tej e falënderoi Fadil Vokrrin për punën e madhe disavjeçare që ka bërë për futbollin e Kosovës dhe për meritat e jashtëzakonshme për këtë sukses historik.

Po ashtu ministri Shala u shpreh se do të vazhdojë bashkëpunimi i ngushtë me FFK-në, në funksion të përmirësimit të infrastrukturës sportive në vend dhe ngritjes cilësore të futbollit tonë.

EkoHigjiena

Ndërsa, Fadil Vokrri e falënderoi ministrin Shala për bashkëpunim e deritanishëm dhe u shpreh se kjo praktikë e mirë e bashkëpunimit do të vazhdojë edhe në të ardhmen në të mirë të futbollit të Kosovës.

Me këtë rast, Vokrri ia dorëzoi ministrit Shala në mënyrë simbolike emblemën e FIFA-së.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.