• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Sport

Shahistët tani kanë vendin e tyre

Redaksia 2LONLINE 10 Tetor, 2013 4 min
 Shahistët tani kanë vendin e tyre

Gjilan – (2LONLINE) –  Pas formimit të Klubit të Shahut “Gjilani”, me vendimin e Drejtorisë Komunale për Rini, Kulturë e Sport (DRKS), u dha leja dhe e drejta që ky Klub të ketë edhe Lokalin e vet në Hallën Sportive të qytetit, aty ku edhe e ka vendin, së bashku me të tjera klube sportive, ka thënë Femi Halimi, themelues i këtij klubi.

Sipas tij, me këtë iu dha një ndihmë e jashtëzakonshme shahut këtu te ne, dhe mundësoi afirmimin e shahut dhe shahistëve. “Drejtoria u mundësoi shahistëve që të kenë Lokalin e vet, -kusht për të qenë dhe ekzistuar! Tash me këtë do të bëher organizimi dhe rradhitja e anëtarësisë në Klub dhe përgjegja ndaj kërkesave të Federatës së Shahut të Kosovës për pjesëmarrje në Gara Republikane dhe në të gjitha aktivitetet tjera të radhës”, ka thënë Halimi për 2lonline.

Halimi ka vlerësuar angazhimet e drejtorit të DRKS, Veton Nevzadit,  që tani Klubi ka lokalin bufesë së Hallës së Sporteve, dhe me inventar gjithkështu nga Halla e Sporteve. Kështu iu dhanë Klubit pesë tavolina dyshe dhe njëzet e një karrige, sa edhe zuri lokali maksimalisht.

“Në pesë tavolinat dyshe mund të vendosen dhjetë tabela shahu, dhe kjo mjafton për një punë normale të Klubit. Veç kësaj nga Drejtoria kanëpremtuar se Klubit do ti jepen edhe disa tabela shahu dhe orë shahu. Kurse nga Drejtoria e Hallës së Sporteve edhe mundësia e transportit në gara nëpër Kosovë sipas agjendës së paraparë për të gjitha klubet sportive. Gjithë këto mundësi dhe kushte të ofruara bënëqë Klubi të konsolidohet shpejt dhe të filloj menjëherë punën”, ka thënë Halimi.

Ai shtoi se për këtë anëtarësia e Klubit të Shahut “Gjilani” falënderon drejtorin e DRKS-së për kontributin e dhënë njëherësh me këtë njofton gjithë shahistët, se Klubi punon çdo ditë, nga ora 11:00 – 20:00, e në Klub ka edhe shërbim modest me pije freskuese dhe me pije të nxehta, çaj dhe kafe, dhe me çmime të lirë!

“Në Klub do të bëhet anëtarësimi së pari, pastaj do të përzgjidhen shahistët më të mirë për pesë tabelat e para, e pastaj edhe shahistët rezervë. Njëherit do të ketë shahist për çdo kategori e moshë. Si dhe do të bëhet kuadri i shahisteve femra, sipas Rregullores zyrtare të FSHK –së”, ka thënë Halimi. /2lonline/

Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Policia

Sekuestrohen edhe një sasi e konsiderueshme e armëve, municionit dhe pajisjeve të

30 Shtator, 2023
Sport

Krasniqi: Derbi luhet e ‘luftohet’ për t’u fituar

30 Shtator, 2023
Sport

Vavalis shprehet optimist se do ta fitojë derbin

30 Shtator, 2023
Policia

Policia në 24 orë: 2 mijë e 367 gjoba trafiku për shoferë

30 Shtator, 2023
Lajme të ngjashme

Sekuestrohen edhe një sasi e konsiderueshme e armëve, municionit dhe pajisjeve të ndryshme ushtarake

30 Shtator, 2023

Krasniqi: Derbi luhet e ‘luftohet’ për t’u fituar

30 Shtator, 2023

Vavalis shprehet optimist se do ta fitojë derbin

30 Shtator, 2023

Policia në 24 orë: 2 mijë e 367 gjoba trafiku për shoferë të pandërgjegjshëm

30 Shtator, 2023

Themelohet Grupi Qytetar i Pavarur për Vetëqeverisjen e Gjilanit

30 Shtator, 2023

Komanda e Forcave Tokësore ka realizuar trajnimin “Taktika me Njësi të Vogla”

29 Shtator, 2023

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com