Gjilan – (2LONLINE) – Pas formimit të Klubit të Shahut “Gjilani”, me vendimin e Drejtorisë Komunale për Rini, Kulturë e Sport (DRKS), u dha leja dhe e drejta që ky Klub të ketë edhe Lokalin e vet në Hallën Sportive të qytetit, aty ku edhe e ka vendin, së bashku me të tjera klube sportive, ka thënë Femi Halimi, themelues i këtij klubi.
Sipas tij, me këtë iu dha një ndihmë e jashtëzakonshme shahut këtu te ne, dhe mundësoi afirmimin e shahut dhe shahistëve. “Drejtoria u mundësoi shahistëve që të kenë Lokalin e vet, -kusht për të qenë dhe ekzistuar! Tash me këtë do të bëher organizimi dhe rradhitja e anëtarësisë në Klub dhe përgjegja ndaj kërkesave të Federatës së Shahut të Kosovës për pjesëmarrje në Gara Republikane dhe në të gjitha aktivitetet tjera të radhës”, ka thënë Halimi për 2lonline.
Halimi ka vlerësuar angazhimet e drejtorit të DRKS, Veton Nevzadit, që tani Klubi ka lokalin bufesë së Hallës së Sporteve, dhe me inventar gjithkështu nga Halla e Sporteve. Kështu iu dhanë Klubit pesë tavolina dyshe dhe njëzet e një karrige, sa edhe zuri lokali maksimalisht.
“Në pesë tavolinat dyshe mund të vendosen dhjetë tabela shahu, dhe kjo mjafton për një punë normale të Klubit. Veç kësaj nga Drejtoria kanëpremtuar se Klubit do ti jepen edhe disa tabela shahu dhe orë shahu. Kurse nga Drejtoria e Hallës së Sporteve edhe mundësia e transportit në gara nëpër Kosovë sipas agjendës së paraparë për të gjitha klubet sportive. Gjithë këto mundësi dhe kushte të ofruara bënëqë Klubi të konsolidohet shpejt dhe të filloj menjëherë punën”, ka thënë Halimi.
Ai shtoi se për këtë anëtarësia e Klubit të Shahut “Gjilani” falënderon drejtorin e DRKS-së për kontributin e dhënë njëherësh me këtë njofton gjithë shahistët, se Klubi punon çdo ditë, nga ora 11:00 – 20:00, e në Klub ka edhe shërbim modest me pije freskuese dhe me pije të nxehta, çaj dhe kafe, dhe me çmime të lirë!
“Në Klub do të bëhet anëtarësimi së pari, pastaj do të përzgjidhen shahistët më të mirë për pesë tabelat e para, e pastaj edhe shahistët rezervë. Njëherit do të ketë shahist për çdo kategori e moshë. Si dhe do të bëhet kuadri i shahisteve femra, sipas Rregullores zyrtare të FSHK –së”, ka thënë Halimi. /2lonline/