/2L ONLINE/ – Nënkryetari i Degës së AKR-së në Gjilan mbetet nënkryetar. Kështu thotë Kujtim Shahiqi pas takimit që pati me përfaqësuesit e AKR-së nga qendra. Kjo deklaratë e tij, vije pas komunikatës së mëhershme dhënë në media se kryesia e Degës në Gjilan, shkarkoi nga posti i nënkryetarit Kujtim Shahiqin.
Lexo edhe: Kujtim Shahiqi veç pesë ditë nënkryetar i AKR-së, shkarkohet nga kryesia!
Lidhur me këtë Kujtim Shahiqi ka dhënë një deklaratë që po e japim të plotë si më poshtë.
Nuk lejohen klanet në AKR
Pas bisedimeve të zhvilluara me përfaqësuesit nga qendra është konstatuar se ka mjaftë parregullsi në procedurat e zhvilluara nga vet kryesia dhe kryetari i degës .Sipas statutit të AKR-së Kryesia e degës Neni.16. paragrafi .7. thuhet:
Mandati i kryesisë dhe organeve të tjera të Degës është me kohëzgjatje prej tri vjetësh, me të drejtë rizgjedhjeje. Veton për shkarkim të anëtarëve e merr vet presidenti i partisë, në këtë rast Behgjet Pacolli.
Në konventën zgjedhore të AKR-së ku kanë qenë të pranishëm 194 delegatë nga nëndegët e AKR-së është zgjedhur kryetari i degës dhe kryesia e degës duke përfshirë nënkryetarët, sekretari dhe kryesia. Kryetarja e F.G. z.Ymrane Shahiqii është zgjedhur në Konventën e Gruas të mbajtur në Hotel “Kristal” në prani të më shumë se 300 grave dhe 184 delegateve që e kanë votuar si kryetare të F.G. Ky forum ka 50 % të anëtarësisë në AKR-ë në Gjilan Ai që zgjidhet me vota si produkt i konventave të mbajtura në mënyrë legjitime shkarkohet vetëm me thirrjen e konventës dhe delegatëve të pranishëm.
Unë kam qenë kandidati i dytë për kryetar të Degës dhe në një “marrëveshje xhentëlmenësh“ kam heq dorë nga kandidatura që në zgjedhjet për kryetar të kemi vetëm një kandidat. Arsyeja e heqjes dorë nga kandidatura ishte dëshira e madhe e kryetarit të tanishëm Ismet Hajdini për tu bë kryetar.
Siç thash edhe më parë pas takimit që kishim me përfaqësuesit nga qendra jemi marr vesh që të hënën do të rishqyrtohet vendimi i marrë pasi që presidenti Behgjet Pacolli është jashtë vendit. Deri atëherë ngrihet vendimi i marr nga kryesia e degës.
Nënkryetari degës së AKR-së në Gjilan
Kujtim Shahiqi