DYLON

Shabani: Vendosja e sistemit GPS do të rrisë transparencën dhe kontrollin e automjeteve komunale

Shabani: Vendosja e sistemit GPS do të rrisë transparencën dhe kontrollin e automjeteve komunale
Avatar photo Redaksia

Drejtori i Drejtorisë së Administratës së Përgjithshme në Komunën e Gjilanit, Elbasan Shabani, ka bërë të ditur se ka përcjellë për së afërmi procesin e vendosjes së sistemit GPS në automjetet zyrtare komunale, me qëllim të rritjes së efikasitetit në menaxhimin e tyre.

Sipas Shabanit, procesi është përcjellë nga afër së bashku me shefin e autoparkut, Ilaz Rashiti.

EkoHigjiena

“Sot, së bashku me shefin e autoparkut, Ilaz Rashiti, përcollëm nga afër procesin e vendosjes së sistemit GPS në automjetet zyrtare të Komunës së Gjilanit. Ky proces do të mundësojë menaxhim më efikas, duke ndikuar në rritjen e transparencës dhe kontrollit më të mirë të automjeteve komunale”, ka deklaruar Shabani, transmeton 2LONLINE.

Ai ka theksuar se implementimi i këtij sistemi është një hap i rëndësishëm drejt modernizimit të menaxhimit të flotës së automjeteve dhe forcimit të llogaridhënies në përdorimin e aseteve publike. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.