DYLON

Shabani: Vazhdon mbështetja për bizneset e reja dhe gratë ndërmarrëse

Shabani: Vazhdon mbështetja për bizneset e reja dhe gratë ndërmarrëse
Avatar photo Redaksia

Drejtoria për Zhvillim Ekonomik e Komunës së Gjilanit, ka shpall thirrje publike “Fondi për Subvencionimin e bizneseve Start-up dhe Bizneset e Grave 2025.”

Enver Shabani, drejtor për Zhvillim Ekonomik, tha se për herën e tretë kjo qeverisje po mbështet bizneset me 150 mijë euro, ku dhe është hapur thirrja.

EkoHigjiena

Ai tregoi se për herë të parë Komuna e Gjilanit në vitin 2023 me buxhet vetanak komunal pati lansuar thirrjen publike “Fondin për Subvencionimin e Bizneseve Start-up dhe Bizneset e grave”.

“Mbështetja ka vazhduar edhe në vitin 2024 dhe do të vazhdojë edhe sivjet për bizneset e reja dhe gratë ndërmarrëse”, tha Enver Shabani.

Sipas drejtorit Shabani për dy vjet (2023-2024 janë dhënë 248 mijë euro për bizneset e reja.

“Kjo thirrje ka për qëllim kryesor zhvillimin e ekonomik lokale përmes mbështetjes për bizneset ekzistuese dhe krijimin e bizneseve të reja duke ofruar mbështetje në ngritjen e kapaciteteve për bizneset ekzistuese dhe avancime të reja teknologjike në pajisje dhe makineri të nevojshme në procesin e punës. Po ashtu, përmes mbështetjes publike dhe krijimit të bizneseve start-up synohet zvogëlimi i papunësisë”, tha drejtori Enver Shabani.

Më tej drejtori për Zhvillim Ekonomik, informon të gjitha bizneset e reja Start-up dhe bizneset ekzistuese në pronësi të grave për mundësin e përfitimit të granteve nga “Fondi për Subvencionimin e Bizneseve Start-up dhe bizneseve ekzistuese të grave 2025” të mbështetur nga Komuna e Gjilanit.

Ai tregon se Komuna e Gjilanit, ka përgatitur udhëzuesin për aplikantë, ku dhe është e hapur thirrja për aplikim nga 28 marsi dhe përfundon me 28 prill. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.