Shabani: Shërbim i ri online përmes platformës eKosova
Elbasan Shabani, drejtor i Drejtorisë së Administratës së Përgjithshme në Komunën e Gjilanit ka bërë me dije se nga sot, aplikimi për herë të parë për Lejeqëndrim në Republikën e Kosovës mund të bëhet online, përmes platformës shtetërore eKosova.
“Ky është një hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit dhe modernizimit të shërbimeve publike, duke lehtësuar procedurat administrative dhe duke mundësuar shërbime më të shpejta, më të thjeshta dhe më efikase për shtetasit e huaj që aplikojnë për lejeqëndrim në Kosovë”, ka thënë Shabani.
Ai shtoi se aplikimi online mund të realizohet vetëm nga brenda territorit të Republikës së Kosovës, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
“Përmes këtyre reformave, po ndërtojmë një administratë moderne, efikase dhe më të qasshme, ku teknologjia vihet në shërbim të qytetarëve dhe institucioneve”, ka thënë drejtori Elbasan Shabani. /2LONLINE/
