DYLON

Shabani pjesë e vizitës zyrtare në SHBA, në fokus shkëmbimi i përvojave në mbrojtje dhe emergjenca

Shabani pjesë e vizitës zyrtare në SHBA, në fokus shkëmbimi i përvojave në mbrojtje dhe emergjenca
Avatar photo Redaksia

Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Gjilanit, Enver Shabani, ka qenë pjesë e delegacionit zyrtar të Komunës së Gjilanit gjatë vizitës në qytetin e Sioux City, në shtetin e Iowa-s në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjatë qëndrimit në SHBA, Shabani mori pjesë në vizita dhe takime institucionale, ku u shkëmbyen përvoja dhe praktika në fushën e mbrojtjes dhe shpëtimit, menaxhimit të emergjencave dhe sigurisë publike.

EkoHigjiena

“Vizita shërbeu si mundësi për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe për krijimin e kontakteve të reja profesionale në funksion të avancimit të kapaciteteve të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim”, thotë drejtori Enver Shabani.

Po ashtu, sipas tij,  ky bashkëpunim synon thellimin e miqësisë dhe partneritetit ndërmjet Gjilan dhe Sioux City, duke hapur mundësi të reja për shkëmbim përvojash dhe bashkëpunim afatgjatë në fusha me interes të përbashkët. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.