DYLON

Shabani: Përkushtim i lartë dhe punë profesionale në Arkivin Ndërkomunal të Komunës së Gjilanit

Shabani: Përkushtim i lartë dhe punë profesionale në Arkivin Ndërkomunal të Komunës së Gjilanit
Avatar photo Redaksia

Drejtori i Drejtorisë për Administratë të Përgjithshne në Komunën e Gjilanit, Elbasan Shabani, së bashku me zyrtarin e arkivës Ilir Sejdiun, realizuam një vizitë pune në Arkivin Ndërkomunal të Komunës së Gjilanit, ku u pritëm nga drejtori Nazmi Muja.

“Gjatë kësaj vizite patëm mundësinë të shofim nga afër organizimin sistemimin dhe funksionimin e arkivit, i cili paraqet një nga shtyllat kryesore të ruajtjes së dokumentacionit institucional dhe historic”, tha Shabani.

EkoHigjiena

Sipas tij, ajo që bie në sy është përkushtimi i lartë dhe puna profesionale e bërë nga drejtori Muja dhe stafi i tij, të cilët kanë arritur të krijojnë një rend dhe standard të admirueshëm në menaxhimin e arkivës.

“Sistematizimi i dokumenteve, ruajtja e tyre në kushte të përshtatshme dhe qasja e lehtësuar për institucionet dhe qytetarët janë dëshmi konkrete e një pune serioze dhe vizionare”, tha Shabani.

Drejtori i Administratës, theksoi se ky model pune përbën një shembull të mirë që duhet ndjekur edhe nga institucionet e tjera.

Ai vlerësoi lart angazhimin dhe profesionalizmin e treguar nga drejtori Nazmi Muja. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.