DYLON

Shabani: Për herë të tretë ndajmë mjete nga buxheti komunal mbështetje për biznese të reja dhe gratë ndërmarrëse

Shabani: Për herë të tretë ndajmë mjete nga buxheti komunal mbështetje për biznese të reja dhe gratë ndërmarrëse
Avatar photo Redaksia

Drejtoria për Zhvillim Ekonomik (DZHE) në Gjilan ka organizuar ceremoninë e nënshkrimit të kontratave lidhur me financimin e projektit në kuadër të thirrjes publike “Fondi për subvencionimin e bizneseve start-up dhe bizneseve të grave ndërmarrëse për vitin 2025”.

Drejtori për Zhvillim Ekonomik,Enver Shabani, ju ka uruar mirëseardhje të pranishmëve dhe duke iu garantuar përkrahje të vazhdueshme në vitet në vazhdim si dhe rritje të fondit për subvencionimin e bizneseve të reja start-up dhe grave ndërmarrëse.

EkoHigjiena

Me këtë rast të pranishmit u njoftuan nga Drejtori Shabani se për herë të tretë Komuna e Gjilanit ndan mjete nga buxheti komunal me synim mbështetjen ndaj bizneseve të reja dhe për gratë ndërmarrëse .

Ndër të tjerash të pranishmit u njoftuan se në Thirrjen Publike “Fondi për subvencionimin e bizneseve start-up dhe bizneseve të grave ndërmarrëse për vitin 2025” numri i përgjithshëm i përfituesve ka qenë 51 përfitues, ku prej tyre 33 përfitues janë biznese të reja (Start Up) dhe 18 përfituese janë biznese të grave ndërmarrëse,

Përkrahja nga Komuna e Gjilanit është 150,000 €

Bashkëfinancimi nga bizneset përfituese është 31,404.€

Vlera e përgjithëshme e këtij projekti është 181,404 €

Në këtë ceremoni mori pjesë edhe Kryetari i Komunës së Gjilanit z.Alban Hyseni dhe Nënkryetarja e Komunës z.Leonora Morina-Bunjaku, ku me ç’rast Kryetari i Komunës përgëzoi të rinjtë dhe gratë ndërmarrëse për iniciativat e tyre, duke garnatuar mbështetjen e vazhdueshme financiare nga Komuna e Gjilanit për zhvillimin ekonomik dhe fuqizimin e ndërmarrësisë lokale.

Dhe krejt në fund Drejtori për Zhvillim Ekonomik Enver Shabani të gjithë përfituesve ju uroj shëndet dhe suksese në realizimin e projekteve.  /2LONLINE/