DYLON

Shabani: Drejtoria për Zhvillim Ekonomik fillon një epokë të re të bashkëpunimit me Qendrën e Aftësimit Profesional

Shabani: Drejtoria për Zhvillim Ekonomik fillon një epokë të re të bashkëpunimit me Qendrën e Aftësimit Profesional
Avatar photo Redaksia

“Gjatë takimit me drejtorin e Qendrës për Aftësimit Profesional Gjilan, u bisedua rreth ndikimit të kësaj qendre në Zhvillimin Ekonomik Lokal, ku komuniteti i biznesit do të ketë mundësin e aftësimit të punëtorëve të tyre në profile të ndryshme, kështu rritet efikasiteti në punë por edhe do të kujdeset edhe shërbimet për orientim në karrierë për të rinjtë e komunës së Gjilanit.”, ka bërë me dije, Enver Shabani, drejtor i Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik (DZHE), transmeton 2LONLINE.com.

Qendra të Aftësimit Profesional Gjilan ofron: Trajnimi institucional në Qendrat e Aftësimit Profesional dhe Trajnimi i kombinuar (QAP dhe Kompani/sektori privat).

EkoHigjiena

Kohëzgjatja e trajnimit është 3-6 muaj, kandidati i nënshtrohet testit pas çdo moduli që zhvillohet si dhe testin përfundimtarë dhe pas trajnimit merr certifikatë mbi kompetencat e marra dhe me rëndësishmja është se trajnimet janë 30% teori dhe 70% praktikë.

“Drejtoria për Zhvillim Ekonomik I ka hapur rrugë secilit aktivitet që ndikon në rritjen dhe qëndrueshmërinë ekonomike, e gjitha me koordino të plotë me komunitetin e biznesit”, ka thënë drjetori Shabani.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.