DYLON

Shabani: Bashkëpunimi ndërinstitucional për rritjen e gatishmërisë në situata emergjente

Shabani: Bashkëpunimi ndërinstitucional për rritjen e gatishmërisë në situata emergjente
Redaksia

Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH), në Komunën e Gjilanit, Enver Shabani, është pritur në takim nga Emin Emini, Drejtor i Kompanisë së Distribuimit dhe Furnizimit me Energji Elektrike të Kosovës (KEDS) – Gjilan.

Gjatë takimit u diskutua për rëndësinë e bashkëpunimit dhe koordinimit ndërmjet institucioneve në fushën e mbrojtjes dhe shpëtimit, si dhe për mundësitë e zhvillimit të aktiviteteve të përbashkëta, me synim rritjen e gatishmërisë institucionale dhe sigurimin e një reagimi sa më efikas në rastet e situatave emergjente.

EkoHigjiena

Sipas drjetorit Shabani, bashkëpunimi i ndërsjellë dhe koordinimi ndërinstitucional janë thelbësorë për parandalimin, menaxhimin dhe përballimin sa më efektiv të situatave emergjente.

“Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim do të vazhdojë të bashkëpunojë ngushtë me institucionet përgjegjëse dhe të ndërmarrë veprimet e nevojshme në rast të fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive tjera të cilat do të jenë në funksion të ruajtjes së jetës, pasurisë dhe infrastrukturës së qytetarëve tanë”, ka thënë Enver Shabani, drejtor i DMSH-së.   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.