DYLON

Sh.M.L “Kongresi i Manastirit” në Pozheran renditet e dyta në nivel vendi në projektin për mjedisin dhe riciklimin

Sh.M.L “Kongresi i Manastirit” në Pozheran renditet e dyta në nivel vendi në projektin për mjedisin dhe riciklimin
Avatar photo Redaksia

“Shkolla e Mesme e Lartë “Kongresi i Manastirit” në Pozheran të Vitisë ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm duke zënë vendin e dytë në nivel të Republikës së Kosovës në kuadër të projektit për mbrojtjen e mjedisit dhe riciklimin e materialeve, të organizuar nga Kryqi i Kuq i Kosovës në kuadër të programit PVH-PHV”, thuhet në njoftimin e komunës.

Në këtë projekt kanë marrë pjesë gjithsej 36 shkolla nga mbarë Kosova, ndërsa ky rezultat paraqet një vlerësim të lartë për angazhimin dhe përkushtimin e nxënësve dhe stafit të kësaj shkolle në promovimin e edukimit mjedisor dhe vlerave humane.

EkoHigjiena

Ky sukses është arritur falë punës së përkushtuar të 30 nxënësve dhe stafit mësimor, nën udhëheqjen e diseminatorëve të projektit, Prof. Gentiana Alidema dhe Prof. Fatlum Musa, të cilët me profesionalizëm dhe angazhim kanë koordinuar realizimin e aktiviteteve.

Në njoftim thuhet se Komuna e Vitisë e vlerëson lart këtë arritje, e cila përfaqëson krenari për shkollën, komunitetin dhe komunën tonë, si dhe dëshmi të qartë të përkushtimit të të rinjve ndaj mbrojtjes së mjedisit dhe zhvillimit të përgjegjësisë qytetare.   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.