DYLON

SH.F.M.U “Ibrahim Uruqi” do të përfaqësoj Kosovën në garat ballkanike në shah

SH.F.M.U “Ibrahim Uruqi”
Avatar photo Redaksia

Në garat republikane në shah, SH.F.M.U “Ibrahim Uruqi” nga Bresalci i Gjilanit, ka arritur suksesin e synuar pasi është shpallë kampion i Kosovës.

Drejtuesit e ekipit fitues kanë vlerësuar se për të ardhur deri në këtë pikë, është punuar mjaftë, pasi ka pas një rivalitet të theksuar ku  është dashtë ballafaqimi me ekipet e shtatë shkollave tjera nga rajonet e Kosovës.

Ekipi  nga SH.F.M.U “Ibrahim Uruqi”, u shpallë kamion pasi mundi ekipet nga shkollat përkatëse nga Rahoveci, Drenasi dhe në finale mundën  ekipin nga shkolla e Ferizajt.

EkoHigjiena

Përndryshe, për të ardhur deri në këtë sukses  ka qenë një rrugë e gjatë, kampion komunal, rajonal dhe tani republikanë në shah dhe se tani ekipi i kësaj shkolle do ta përfaqësojë Republikën e Kosovës në  garat ballkanike që do të mbahen në Mal të Zi.

Përndryshe, për të gjithë ata që kanë ndihmuar dhe kanë përkrahur  ekipin e kësaj shkolle vijnë fjalë të mira dhe falënderime nga arsimtari  Bashkim Syla dhe nxënësit garues: Valdrin Murati, Arlind Shala, Adrian Shala, Engjëll Muji, Art Muji, Bleona Muji dhe Rinesa Muji.