DYLON

Sfidat me të cilat do të ballafaqohet kjo legjislaturë e posazgjedhur e Gjilanit

Avatar photo Redaksia

Shkruan : Refik HASANI

(2LONLINE) – Kryetari i Komunës së Gjilanit së bashku me Kryesuesin, Bordin e Drejtorëve dhe Asamblistët e kësaj legjislature  do të përballen përveç  atyre çështjeve që dalin dhe janë të kohës do të përballen dhe do të ballafaqohen por që  do të duhej t’ju gjejnë zgjidhje gjatë këtij mandati të kësaj legjislature  pasi janë si prioritete dhe ashtu duhet t’ju kushtohet vëmendje. Ky mandat apo legjislaturë e Kuvendit  Komunal do të duhej të mbyllë, përfundoj apo të përafroj disa nga çështjet më të ndjeshme të Komunës sonë të cilat nuk janë sfida të vogla.  

EkoHigjiena

Në Gjilan të përmirësohet infrastruktura rrugore  që lidhet me Bujanocin, Preshevën, Kumanovën e Likovën  dhe rrugë me Novobërdën,    

Vitinë e Kamenicën veçmas për në rrugën e Kombit për në Ferizaj dhe kryeqytetin Prishtinën  të cilat rrugë  aspak nuk janë të rregulluara dhe mirëmbajtura .

KK i Gjilanit , të ndihmojë dhe lehtësoj e zgjidh  kompleksin e kampusit  Universitetit Publikë  të  Gjilanit  

Problematika  e ujërave të zeza dhe shtrati i Lumi Mirusha në Gjilan është momenti i fundit që duhet  të rregullohet edhe impianti i ujërave të zeza dhe shtrati i prrockës Stanishorka.  

Të caktohet lokacioni për varrezat e qytetit të Gjilanit .   

Domosdoshmëri e kohës është që kjo legjislaturë të fillon dhe bëjë zgjedhjen e Këshillave të Bashkësive Lokale.

Komiteti për bashkëpunim ndërkufitarë të implementohet – të shkruhen marrëveshje bashkëpunimi me Komunat gjegjëse veç e veç.  

Gjatë kësaj legjislature të miraton një Rekomandim drejtuar Parlamentit të Republikës së Kosovës për kategorinë e të dëbuarve, zhvendosurve dhe shpërngulurve shqiptarë   të ardhur nga Komuna e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës.

Komuna e Gjilani vërtetë të jetë qendër e organizimeve të shumë aktiviteteve kulturore e manifestime dhe të merr rolin dhe të jetë  bartëse e zhvillimit të Rajonit të Anamoravës dhe të reflekton dhe të jetë nyje Ekonomike dhe strategjike dhe si të krijohet në mënyrë institucionale bashkëpunimi ndërkufitarë me  Bujanocin, Preshevën, Kumanovë e Likovë  i cili ka munguar.

Nëpër Qendrën e Gjilanit duhet të fillon transportin publik  urban.

Gjilani ka disa shkolla që kanë deri në katër vjet që ende nuk janë emërtuar dhe të merren parasysh propozimet e qytetarëve.

Të ndihmoj dhe lehtësoj e projektin e objektit të bibliotekës Rajonale.

Komuna e Gjilanit të hartoj planin rregullues për tërë qytetin por edhe fshatrat për rreth si që janë dy Livoqat me Pasjak, Velekinca, dy Malishevat, Shillova së bashku me Përlepnicë.

Në tërë qytetin e Gjilanit duhet të funksionoj ndriçimi publik së bashku me trotuare.

Investime shumë më shumë në bujqësi nëpër vendbanime dhe lokalitete rurale dhe ato të zonave ndërkufitare.  

Të gjendet një zgjidhje e pranueshëm për tregun e gjelbër dhe tregun e kafshëve.  

Qyteti Gjilanit ka nevojë emergjente për një objekt-ndërtesë për parkimin  e veturave diku në mes të Qendrës së qytetit të Gjilanit.

Shërbimet e qytetarëve të Gjilanit – Administrata Komunale të përqendrohet në një vend.

Mbi të gjitha të gjitha arsyeshmëria e transparencës dhe që të gjitha Lagjet dhe vendbanimet e Komunës  të trajtohet barabarësish sipas prioriteteve nga Këshillat e  Bashkësive  Lokale. /2lonline/

Autori është ish këshilltar komunal i Kuvendit Komunal të Gjilanit