Shkruan : Refik HASANI
(2LONLINE) – Kryetari i Komunës së Gjilanit së bashku me Kryesuesin, Bordin e Drejtorëve dhe Asamblistët e kësaj legjislature do të përballen përveç atyre çështjeve që dalin dhe janë të kohës do të përballen dhe do të ballafaqohen por që do të duhej t’ju gjejnë zgjidhje gjatë këtij mandati të kësaj legjislature pasi janë si prioritete dhe ashtu duhet t’ju kushtohet vëmendje. Ky mandat apo legjislaturë e Kuvendit Komunal do të duhej të mbyllë, përfundoj apo të përafroj disa nga çështjet më të ndjeshme të Komunës sonë të cilat nuk janë sfida të vogla.
Në Gjilan të përmirësohet infrastruktura rrugore që lidhet me Bujanocin, Preshevën, Kumanovën e Likovën dhe rrugë me Novobërdën,
Vitinë e Kamenicën veçmas për në rrugën e Kombit për në Ferizaj dhe kryeqytetin Prishtinën të cilat rrugë aspak nuk janë të rregulluara dhe mirëmbajtura .
KK i Gjilanit , të ndihmojë dhe lehtësoj e zgjidh kompleksin e kampusit Universitetit Publikë të Gjilanit
Problematika e ujërave të zeza dhe shtrati i Lumi Mirusha në Gjilan është momenti i fundit që duhet të rregullohet edhe impianti i ujërave të zeza dhe shtrati i prrockës Stanishorka.
Të caktohet lokacioni për varrezat e qytetit të Gjilanit .
Domosdoshmëri e kohës është që kjo legjislaturë të fillon dhe bëjë zgjedhjen e Këshillave të Bashkësive Lokale.
Komiteti për bashkëpunim ndërkufitarë të implementohet – të shkruhen marrëveshje bashkëpunimi me Komunat gjegjëse veç e veç.
Gjatë kësaj legjislature të miraton një Rekomandim drejtuar Parlamentit të Republikës së Kosovës për kategorinë e të dëbuarve, zhvendosurve dhe shpërngulurve shqiptarë të ardhur nga Komuna e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës.
Komuna e Gjilani vërtetë të jetë qendër e organizimeve të shumë aktiviteteve kulturore e manifestime dhe të merr rolin dhe të jetë bartëse e zhvillimit të Rajonit të Anamoravës dhe të reflekton dhe të jetë nyje Ekonomike dhe strategjike dhe si të krijohet në mënyrë institucionale bashkëpunimi ndërkufitarë me Bujanocin, Preshevën, Kumanovë e Likovë i cili ka munguar.
Nëpër Qendrën e Gjilanit duhet të fillon transportin publik urban.
Gjilani ka disa shkolla që kanë deri në katër vjet që ende nuk janë emërtuar dhe të merren parasysh propozimet e qytetarëve.
Të ndihmoj dhe lehtësoj e projektin e objektit të bibliotekës Rajonale.
Komuna e Gjilanit të hartoj planin rregullues për tërë qytetin por edhe fshatrat për rreth si që janë dy Livoqat me Pasjak, Velekinca, dy Malishevat, Shillova së bashku me Përlepnicë.
Në tërë qytetin e Gjilanit duhet të funksionoj ndriçimi publik së bashku me trotuare.
Investime shumë më shumë në bujqësi nëpër vendbanime dhe lokalitete rurale dhe ato të zonave ndërkufitare.
Të gjendet një zgjidhje e pranueshëm për tregun e gjelbër dhe tregun e kafshëve.
Qyteti Gjilanit ka nevojë emergjente për një objekt-ndërtesë për parkimin e veturave diku në mes të Qendrës së qytetit të Gjilanit.
Shërbimet e qytetarëve të Gjilanit – Administrata Komunale të përqendrohet në një vend.
Mbi të gjitha të gjitha arsyeshmëria e transparencës dhe që të gjitha Lagjet dhe vendbanimet e Komunës të trajtohet barabarësish sipas prioriteteve nga Këshillat e Bashkësive Lokale. /2lonline/
Autori është ish këshilltar komunal i Kuvendit Komunal të Gjilanit