Sfidat e Kuvendit të Bujanocit
/2L ONLINE/ – Sfidat me të cilat do të ballafaqohet legjislatura nga zgjedhjet lokale e datës 24 prill 2016, për Kuvend të Bujanocit janë të shumta por me rëndësi mbi të gjitha ruajtja e 30 ulëseve me Këshilltarë Komunal shqiptarë nga 41 sa numëron kuvendi. Kjo është një përballje shumë me rëndësi kështu do të ruhet edhe Kryesuesi dhe Kryetari i Komunës si shumicë shqiptare .
Përveç kësaj është shumë më rëndësi edhe ndërtimi i një koalicioni të qëndrueshëm dhe stabil që do të reflekton një frymë unifikuese. Kjo legjislaturë ka obligim ngritjen, shtrimin dhe gjetjen e shumë zgjidhjeve të përgjithshme të Komunës. Kryetari së bashku me Kryesuesin dhe Këshilltarët Komunal shqiptarë të jenë bartës të miratimi të një rekomandim-Konkluzioni që do t’ju drejtohej instancave më të larta të institucioneve Qendrore të Republikës së Serbisë dhe mekanizmave më të larta të BE-së lidhur me dukurin e fshirjes së qytetarëve të kësaj komune nga librat amzë dhe pasivizimi i adresave të banimit.
Ky Kuvend do të duhej të iniciojë edhe zyrtarizimin e vendkalimin në Breznicë, Muhoc e Dobrosin . Interes i veçantë është edhe draft miratimi i Komitetit për bashkëpunim ndërkufitarë me Gjilan dhe Kamenicë, funksionalizimi zyrës për të zhvendosur dhe shpallja nga Komuna e datës 23 qershor si datë e të dëbuarve shqiptarë. Ndalja e diskriminimit dhe përmirësimi i strukturës të punësuarve në administratën Komunale, kadastër, shëndetësi, respektimi i dy gjuhësisë si dhe emërtimi i institucioneve shkollore dhe publikë, të rrugëve dhe shesheve.. .
Vendosja e shtatores së heroit tonë Kombëtar Skënderbeut në qendër të Bujanocit është sfida me të cilat nuk është lehtë të përballet kjo legjislaturë. Komuna e Bujanocit është ndër Komunat kyçe nga tri komunat edhe për ndërtimin e raporteve se çka mundë të bëhet mbi asociacionin e formuar më 12 shtator 2015, nga këshilltarë komunal shqiptarë të Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës.
Niveli lokal duhet të iniciojë komunikimin, lëvizjen e lirë të mallrave dhe njerëzve dhe infrastruktura rrugore posaçërisht, projektin kapital për Malësinë e Bujanocit rreth asfaltimit të rrugës Muhoc-Zarbicë, me buxhet të Komunës. Gjatë këtij mandati të kësaj legjislature do të duhej caktuar prioritete për ndaljen e zbrazjes së heshtur që është interes jo vetë i kësaj komune por edhe këti Rajoni për ruajtjen e identitetit individual dhe kolektivë duke mbrojtur vlerat e referendumit të 1 e 2 marsit 1992 dhe vlertave të luftës së UÇPMB-ës.
Domosdoshmëri e kohës dhe sfidë si të caktojnë një platformë dhe strategji të ndërtuar bashkërisht me Preshevën dhe Medvegjën dhe duke përfaqësuar interesat edhe para instancave të BE-ës.
Pra, nuk është vetëm ruajtja e 30 ulëseve të këshilltarëve Komunal shqiptarë nga 41 sa numëron Asambleja e Bujanocit por edhe nevoja emergjente e një koordinim dhe harmonizimi së bashku edhe me dy Komunat tjera për jo vetëm para Tiranës dhe Prishtinës por edhe para Beogradit dhe ndërkombëtarëve të paraqiten drejtë.
Përbërja e kësaj legjislaturë të Bujanocit së bashku edhe me dy Komuna tjera do të duhej të gjejë një zgjidhje të pranueshme edhe për funksionimin e Këshillit Nacional për shqiptarët , për Trupin Koordinues, për kthimin e lapidarit të hequr dhunshëm më 20 janar 2013,etj.
Me të drejtë qytetarët e kësaj komune presin regjistrimin e të dëbuarve dhe zhvendosurve si dhe organizimi i regjistrimit të pasurisë personave dhe banesave që është refuzuar në vitin 2011. Për shkak që Bujanoci kufizohet me Komunën e Kamenicës dhe Gjilanit ka shumë qytetarët të komunitetit serbë që janë të lajmëruar me banim në Bujanoc, si të veprohet në këtë rast.
Çështja e mungesës së një Spitali regjional dhe mungesa e një Universit publik në gjuhën shqipe janë sfidat jo të vogla dhe përballjet që do të duhej të ngrisin zërin dhe përfaqësojnë interesat e shqiptarëve të kësaj Komune.
Frika dhe dilema është se Bujanoci mund të pëson si Medvegja, andaj të gjithë votuesit duhet të jenë të përgjegjshëm që mos të vije deri këtu. Në votimet e 6 maj të vitit 2012 nuk mundë të themi që u shtuam, por u arrit që të dalin votuesit në votime dhe u arrit të kemi 30 ulëse andaj kjo është sfida, të ruhen së pari këto ulëse e pastaj edhe të punohet në sfidat tjera, që po ashtu nuk janë të lehta. /2L ONLINE/
