DYLON

Sfida kampionale Dukagjini – Gjilani përfundoi pa fitues

Sfida kampionale Dukagjini – Gjilani përfundoi pa fitues
Avatar photo Redaksia

Sfida kampionale e javës së 21-të, në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll, ndemjet Dukagjinit dhe Gjilanit, përfundoi pa fitues, për më tepër edhe pa gola.

Ndonëse të dyja skuadrat kishin rastet e tyre për shënim, megjithatë 90 minutat lojë nuk prodhuan asnjë gol dhe loja u mbyll me portat e paprekura.

EkoHigjiena

Gjilani, tani edhe me këtë pikë të fituar, ka grumbulluar 28 pikë dhe mbanë pozitën e pestë në tabelën e klasifikimit.

Përndryshe, sot ishte edhe një sfidë tjetër interesante e kësaj jave, dhe më interesante ishte edhe epilogu, pasi Ferizaj mundi Prishtinën (1:0).

Ky rezultat i konvenon skuadrës së Gjilanit, pasi Prishtina, si e katërta në tabelë, ka tani vetëm një pikë më shumë se skuadra kuq e bardhë nga Gjilani.

Gjithsesi, ka akoma ndeshje për t’u zhvilluar deri në fund të kampionatit, por se Gjilani nuk e fshehë ambicien për ta synuar pozitën në tabelë, që e dërgon në garat evropiane, anise ecuria e deritanishme e saj ka qenë e përshkruar me ulje-ngritjet e saja. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.