DYLON

Sfida e vërtetë e transparencës në Komunën e Gjilanit

Sfida e vërtetë e transparencës në Komunën e Gjilanit
Avatar photo Redaksia

Shkruan: Bashkim Isufi

Komuna e Gjilanit sot ka mbajtur një dëgjim publik në frymën e transparencës, ku publiku i pranishëm përbëhej kryesisht nga kabineti i kryetarit, ish-drejtorë dhe zyrtarë komunalë.

EkoHigjiena

Një dëgjim i hapur, ku të pranishmit patën mundësinë të parashtrojnë pyetje lidhur me raportin e punës njëvjeçare, të japin vërejtje, sugjerime apo kritika.

Pothuajse të gjithë u pajtuan me përmbajtjen e raportit, pasi ai pasqyronte drejtpërdrejt punën e tyre. Megjithatë, mungesa e qytetarëve dhe e OJQ-ve e bëri këtë dëgjim publik të dukej më shumë si një mbledhje vetëkënaqjeje sesa një hapësirë reale për pjesëmarrje qytetare.

Në këtë formë, dëgjimi publik u shndërrua më shumë në një ushtrim formal sesa në një mekanizëm real të llogaridhënies.

Transparenca nuk matet nga numri i ftesave të dërguara, por nga diversiteti i zërave që vërtet dëgjohen dhe trajtohen me seriozitet.

Nëse ky është modeli i pjesëmarrjes qytetare që po konsolidohet, sfida kryesore për vitin 2026 nuk është thjesht të organizohen dëgjime publike, por të sigurohet hapja e tyre reale. Nuk mjafton që kryetari i komunës të thërrasë vetëm zyrtarët e vet, duhet krijuar një hapësirë ku qytetarët e zakonshëm dhe organizatat joqeveritare ndihen të mirëpritur, të dëgjuar dhe të trajtuar me seriozitet. Vetëm kështu mund të flitet për një pjesëmarrje qytetare të vërtetë dhe për një transparencë reale.

Një komunë e vërtetë transparente nuk e mat suksesin e saj me numra, por me zërat e ndryshëm që gjejnë vend në vendimmarrje. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.