DYLON

Sezoni i fundit i “Game of Thrones” nis më 14 prill

Sezoni i fundit i “Game of Thrones” nis më 14 prill
Avatar photo Elife Sherifi

Sezoni i tetë dhe i fundit i “Game of Thrones” nis më 14 prill. Adhuruesit e “Game of Thrones” (Fronit të Shpatave) e kanë ndjekur me besnikeri serialin për 8 vite.

Tani, presidenti i “HBO”-së, Casey Bloys thotë se ka parë seritë përfundimtare të jashtëzakonshme, e shprehet i bindur se fansat do të mbeten të kënaqur me fundin e saj.

”Ato që pashë më krijojnë bindjen e plotë se, fansat e serialit do të mbeten mjaft të kënaqur me këtë sezon. Mënyra sesi seritë mbyllen është dramatike dhe emocionuese. Besoj se do të përmbushë pritshmëritë e të gjithëve”, tha Casey Bloys, president i ”HBO”-së.

EkoHigjiena

Por, Bloys sigurisht që nuk dha detaje, duke vazhduar ta ruajë misterin deri në fund.

Komploti i serive të fundit po mbahet i fshehtë me shumë fanatizëm, megjithatë fansat kanë arritur të krijojnë disa ide nga fotot e reja të bëra publike, në bazë të të cilave arritën të identifikojne 13 personazhet që do të kenë vijimësi dhe fatin që mund t’i presë ata.

 

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.