DYLON

Sesioni informues në lidhje me ndihmë bisneseve fillestare dhe atyre ekzistuese…

Avatar photo Redaksia

Fondacioni Kosovë-Luksemburg fton qytetarët vitias që të aplikojnë për bizneset fillestare dhe atyre ekzistuese në projektin e saj që do implementohet në Viti.

Me qëllim të mbështetjes financiare dhe bashkëfinancimin e bizneseve fillestare dhe të atyre ekzistuese të cilat janë jo më të vjetra se 3 vjet është mbajtur sot sesioni informues me qytetarë të komunës së Vitisë, të cilët mund të aplikojnë në projektin “Gjenerimi i të ardhurave” që financohet nga Qeveria e Luksemburgut ndërkaq që implementohet në Kosovë nga Fondacioni Kosovë-Luksemburg. Ndërkaq edhe komuna e Vitisë është përfituese e këtij projekti që për qëllim ka hapjen e bizneseve apo edhe zgjerimin e atyre ekzistuese.

EkoHigjiena

Veton Ademi, Drejtor i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural falënderoj Qeverinë e Luksemburgut për mbështetjen që po ja jep komunës së Vitisë. Ai ndër tjerash tha se kjo komunë ka nënshkruar më parë një marrëveshje për bashkëpunim me Fondacionin Kosovë-Luksemburg që financohet nga Qeveria e Luksemburgut duke potencuar se në kuadër të projekteve të parapara sot po mbahet ky sesion informues që ka për qëllim kryesor hapjen e bizneseve të reja apo edhe zgjerimin e atyre ekzistuese.

Ndërkaq gjatë këtij takimi të pranishmit përveç se janë njoftuar me projektin në fjalë janë njohur edhe për së afërmi me fazat e aplikimit, kriteret për aplikim dhe atyre përjashtuese etj.

Ndërkaq sipas udhëzuesit të publikuar të drejtën për aplikim për biznese fillestare kanë banorët e përhershëm të komunës së Vitisë me dokument të vlefshëm të Republikës së Kosovës, të jenë të moshës prej 18-65 vjeç.

Gjithashtu aplikuesit duhet të jenë të gatshëm për pjesëmarrje me bashkëfinancim në investim dhe atë prej 25%. Ndërkaq për ndryshe aplikuesit duhet të kenë edhe përvojë të caktuar në fushën në të cilën kërkohet përkrahja financiare dhe teknike.

Ndërkaq për bizneset ekzistuese kriterit e aplikimit janë pothuajse të njeta përveç se kërkohet që aplikuesi të jetë i gatshëm të punësoj së paku një punëtor të ri, të kenë biznesin e tyre të regjistruar dhe të jetë më i ri se 3 vjet. Përndryshe e drejta për aplikim është e hapur deri me 18 maj të këtij viti.

TË GJITHË ATA QË JANË TË INTERESUAR TË APLIKOJNË MUND TA GJEJNË UDHËZUESIN DHE APLIKACIONET E NËVOJËSHME NË VEGËZËN E MË POSHTËME:
http://kk.rks-gov.net/viti/Shpalljet/Njoftimet.aspx

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.