Sesion shkencor me temën: “Komuna e Vitisë, Anamorava dhe viset e tjera shqiptare në vorbullën e politikave të spastrimit etnik dhe shpërnguljeve të dhunshme (1877–1999)”
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, mori pjesë në sesionin e XXVII-të shkencor, me temën: “Komuna e Vitisë, Anamorava dhe viset e tjera shqiptare në vorbullën e politikave të spastrimit etnik dhe shpërnguljeve të dhunshme (1877–1999)”.
Ky sesion shkencor, i mbajtur në Shtëpinë e Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani” në Viti, më 17 tetor 2026, mblodhi studiues dhe personalitete të fushës, me qëllim të trajtimit dhe ndriçimit të ngjarjeve të rëndësishme historike që kanë prekur popullin shqiptar, veçanërisht në Anamoravë dhe në viset e tjera shqiptare.
Kryetari Haliti vlerësoi rëndësinë e organizimeve të tilla shkencore, të cilat kontribuojnë në ruajtjen e kujtesës historike, dokumentimin e së kaluarës dhe përcjelljen e së vërtetës historike te brezat e rinj.
Ruajtja e historisë dhe e kujtesës kolektive është përgjegjësi e përbashkët dhe një vlerë e rëndësishme për identitetin tonë kombëtar.
