DYLON

Sesion informues për thirrjen publike “Fondi për subvencionimin e bizneseve Start-Up dhe bizneset e grave”

Sesion informues për thirrjen publike “Fondi për subvencionimin e bizneseve Start-Up dhe bizneset e grave”
Avatar photo Redaksia

Komuna e Gjilanit organizon sesion informues për thirrjen publike “Fondi për subvencionimin e bizneseve Start-Up dhe bizneset e grave”.

Drejtoria për Zhvillim Ekonomik (DZHE) në Gjilan ka organizuar të martën sesion informues lidhur me thirrjen publike “Fondi për Subvencionimin e bizneseve Start-up dhe Bizneset e Grave 2023”.

EkoHigjiena

Drejtori për Zhvillim Ekonomik, Enver Shabani, pasi u ka uruar mirëseardhje të pranishmëve, ka thënë se është hera e parë që Komuna e Gjilanit ndan mjete nga buxheti komunal me synim mbështetjen ndaj bizneseve të reja dhe për gratë ndërmarrëse.

“Kjo thirrje publike ka për synim kryesor zhvillimin e ekonomisë lokale përmes mbështetjes për bizneset ekzistuese dhe krijimin e bizneseve të reja duke ofruar mbështetje në ngritjen e kapaciteteve për bizneset ekzistuese dhe avancime të reja teknologjike në pajisje dhe makineri të nevojshme në procesin e punës. Po ashtu, përmes mbështetjes publike dhe krijimit të bizneseve start-up synohet zvogëlimi i papunësisë”, ka thënë, ndër të tjera, drejtori i DZHE-së, Enver Shabani.

“Komuna e Gjilanit dhe Drejtoria për Zhvillim Ekonomik, ka për objektiv të mbështes këto kategori: prodhimin, përpunimin dhe shërbimet. Nga segmenti i prodhimit veçohen (por nuk kufizohet) produktet nga plastika, druri, llamarina, lëkura, prodhimi i ushqimit, artizanalet, pije etj. Nga veprimtaria përpunuese veçohen (por nuk kufizohet): përpunimi i frutave, përpunimi i perimeve, etj. Ndërsa në kuadër të veprimtarisë së shërbimeve do të përkrahen bizneset si: gastronomia, studiot e marketingut digjital dhe të fotografisë, shërbime filmike dhe të produksionit, riparim të pajisjeve elektrike, shërbimet e arkitekturës, shërbime të parukerisë, shërbime të programimit (softver), etj”, ka shtuar Shabani.

Gjithashtu, ky fond inkurajon aplikime me projekte inovative nga gratë dhe të rinjtë sikur që u bënë thirrje komuniteteve jo shumicë të aplikojnë në kuadër të kësaj thirrje.

Për më shumë detaje për thirrjen publike:

https://kk.rks-gov.net/gjilan/category/konkurset-njoftimet/aplikacione/?fbclid=IwAR2gd4SYGdyEQMpWR7F_6fJyB2tjwdO_ZsRe10_NA8WUfhdLzInqZhccUzU

https://kk.rks-gov.net/gjilan/sr/category/konkursi-i-objavljivanja/aplikacije/?fbclid=IwAR2GC4JuzGv42Tg72-JhB7S9He2AvmFUYOLLFL7mSUk6YjMuJO7T6pgRuWk

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.