DYLON

Sesion informues mbi mundësinë e studimit në Mbretërinë e Bashkuar përmes bursës prestigjioze Chevening

Sesion informues mbi mundësinë e studimit në Mbretërinë e Bashkuar përmes bursës prestigjioze Chevening
Avatar photo Redaksia

Shoqata e Alumni-ve të Chevening në Kosovë, në bashkëpunim me Ambasadën Britanike në Kosovë, ka organizuar sot në Universitetin Publik “Kadri Zeka” një sesion informues mbi mundësinë e studimit në Mbretërinë e Bashkuar përmes bursës prestigjioze Chevening.

Sesioni u mbajt nga ish-bursistët Aferdita Rushiti dhe Dardan Velija, të cilët ndanë përvojat e tyre personale gjatë studimeve në Mbretërinë e Bashkuar dhe mundësitë që kjo bursë ofron për të rinjtë nga Kosova.

EkoHigjiena

Bursa Chevening është program i Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, që u mundëson liderëve të rinj me potencial nga e gjithë bota të ndjekin studime njëvjeçare master në universitetet britanike. Ajo është plotësisht e financuar, duke i lënë studentët të përqendrohen tërësisht në arritjen e qëllimeve profesionale dhe në përjetimin e një eksperience unike.

Për një vit, bursistët jetojnë dhe studiojnë në Mbretërinë e Bashkuar, duke zhvilluar aftësitë e tyre profesionale e akademike, duke krijuar rrjete të gjera bashkëpunimi, duke u njohur me kulturën britanike dhe duke ndërtuar marrëdhënie të qëndrueshme me Mbretërinë e Bashkuar.

Pas përfundimit të studimeve, ata kthehen të pajisur me njohuri, përvoja dhe lidhje të reja, që i ndihmojnë të realizojnë idetë e tyre dhe të kontribuojnë në komunitet.

Gjatë sesionit, studentët dhe pjesëmarrësit patën mundësi të mësojnë më shumë rreth:

* Procesit të aplikimit dhe afateve kohore;

* Kritereve të përzgjedhjes;

* Mundësive që hapen pas përfundimit të studimeve.

Ky aktivitet synon të motivojë të rinjtë kosovarë që aspirojnë zhvillim akademik dhe profesional, duke i inkurajuar të aplikojnë për një nga programet më prestigjioze të bursave në botë./ 2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.