DYLON

Sesion informues i dedikuar të drejtave dhe përgjegjësive të të rinjve në tregun e punës

Sesion informues i dedikuar të drejtave dhe përgjegjësive të të rinjve në tregun e punës
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të projektit “Fuqizimi i të Rinjve në Projektim dhe Ndërmarrësi Inovative”, në Gjilan u zhvillua sesioni informues i dedikuar të drejtave dhe përgjegjësive të të rinjve në tregun e punës.

Gjatë sesionit u diskutua mbi kontratat e punës, orarin dhe pushimet, pagën dhe kushtet e punës, sigurinë dhe shëndetin në punë, trajtimin e barabartë dhe mekanizmat institucionalë për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve.

EkoHigjiena

Në cilësinë e guests speakers në këtë sesion morën pjesë: Erlehta Halimi – Oda Ekonomike e Kosovës, Ganimete Emini– Zyrtare për Zhvillim Ekonomik, Komuna e Vitisë, Qendresa Kastrati – Zyrtare për Zhvillim Ekonomik, Komuna e Kamenicës,

Në hapje të aktivitetit kontribuuan me fjalën e tyre: Mediana Bislimi – Drejtoreshë e CCNO-së dhe Kaltrina Salihi – Përfaqësuese e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal (MZHR)

Sesioni u udhëhoq nga Lindita Salihu dhe Majlinda Ostrogllava, juriste, të cilat përmes prezantimeve dhe shembujve praktikë ndanë me të rinjtë informacione të rëndësishme mbi të drejtat e tyre në marrëdhënien e punës.

Ky projekt mbeshtetet nga Ministria e Zhvillimit Rajonal dhe implementohet nga CCNO-Center for cooperation and networking of organizations.   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.