DYLON

S’është Asociacion, është “Zajednicë”!

Avatar photo Redaksia

Shkruan: Eugen Cakolli

/2L ONLINE/ – Shpesh kohëve të fundit kemi dëgjuar kritika ndaj termit “Zajdenicë”, i cili i referohet Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Kritikat zakonisht kanë si arsyetim ‘nxitjen e urrejtjes ndëretnike’ në Kosovë. Por ky arsyetim nuk përkon fare me realitetin faktik. Dhe rreth kësaj, kemi disa raste ndërkombëtare që në një formë apo tjetrën hedhin poshtë kritikat kundër këtij termi në veçanti dhe një ‘institucioni’ të tillë në përgjithësi.

EkoHigjiena

Rasti më i freskët është ‘Republika Srpska’ në Bosnje. Në asnjë formulim gjuhësor ndërkombëtar, qoftë nëpër dokumente zyrtare, apo citime nga agjencitë informative ndërkombëtare, ‘Republika Srpska’ atje nuk njihet si “Republic of Serbia” sepse faktikisht vetëm një emër mund ti takojë një shteti, dhe jo disa prej tyre.

Rast tjetër që dëshmon se ndarjet territoriale, nisin pikërisht me krijimin e asociacioneve të disa komunave, është Katalonia, e cila ka ‘Asociacionin e Komunave që kërkojnë ndarje nga shteti spanjoll. Por shembulli i Katalonisë, dallonë nga shembulli i Kosovës dhe ‘Republika Srpska’ pothuajse vetëm në një pikë, por e cila është kruciale në këtë aspekt. Dhe ajo është (pa)mundësia që ka cilido organ shtetëror t’ia heqë kompetencat, apo të marrë vendim për shuarjen e saj.

Zakonisht, Asociacionet krijohen në mënyrë që të lehtësohet jeta e qytetarëve të atyre Komunave që janë pjesë e tij. Por, personalisht nuk di se ka ndonjë vend, ku ndonjë minoritet është aq mirë i trajtuar, dhe të cilit i janë dhënë aq shumë të drejta dhe benefite, sa minoriteti serb në Kosovë.

Pse është Zajednicë dhe jo Asociacion ?

Fillimisht vetë përkufizimi i fjalës ‘asociacion’ në aspektin juridik në Kosovë, është në kundërshtim me pajtimin që është arritur për krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

“Asociacioni” sipas terminologjisë juridike është person juridik, organizatë joqeveritare(jo fitimprurëse), i themeluar nga dy apo më shumë palë, të cilave paraprakisht u caktohen të drejtat dhe detyrimet, të cilat nuk guxojnë të bien ndesh me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe normat europiane për të drejtat e njeriut dhe Kartën Evropiane për vetëqeverisje lokale.

Sipas ligjeve në fuqi, e drejta për krijimin apo shuarjen e Asociacioneve i takon vetë Komunave të cilat janë anëtare dhe Kuvendit të atij Asociacioni, por jo vetëm. Sepse ligjet në fuqi e njohin edhe të drejtën që ka Kuvendi i Republikës së Kosovës për shuarjen e këtij Asociacioni (vendimi duhet të ketë 2/3 e votave).

Në bazë të Marrëveshjes së arritur mes Kosovës dhe Serbisë, parashihet që Asociacioni të ketë të drejta ekzekutive, buxhetin e saj të pavarur (nëpërmjet Fondit të Zhvillimit të Veriut), dhe e fundit, por më skandalozja është pika ku parashihet që e drejta e shuarjes së Asociacionit të i takojë vetëm Kuvendit të Asociacionit, dhe jo Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Kurse, nuk ka as edhe një rast të vetëm në botë që një Asociacion i Komunave të ketë kompetenca në polici, ushtri, alokim dhe menaxhim të pavarur të të hyrave të shtetit, pa llogaridhënie ndaj autoriteteve qendrore.

Këto janë vetëm disa nga arsyet se pse ky Asociacion, nuk është i tillë, por është Zajednicë.

Tani duke i’u referuar si Zajednicë, impakti që do të ketë ajo është i paparashikueshëm. Thjesht Kosova nuk do të jetë asnjëherë më e njejta.
Krijimi i Zajednicës shkelë Kushtetutën e Republikës në disa pika.
– Kushtetuta shkilet qysh në nenin e parë të saj, e cila e përkufizon vendin si “shtet të pavarur, sovran, demokratik, unik dhe të pandashëm.”, sepse vendi do të coptohet, dhe që është më e keqja do të ndahet në baza etnike, ndarje e cila mbart me vete rrezikun e një lufte në vend.
– Në nenin 4, që ka të bëjë me Formën e qeverisjes dhe ndarjen e pushtetit, sepse me themelimin e Asociacionit ushtrues i pushtetit legjislativ në vend nuk do të jetë Kuvendi i Republikës, sepse Zajednica do të ketë Kuvendin e saj i cili do të ketë dukshëm më shumë kompetenca sesa Asociacioni i Komunave të Kosovës; ushtrues i pushtetit ekzekutiv në mbarë nuk do të jetë vetëm Qeveria e Kosovës.
– Nenin 12, që ka të bëj me Pushtetin Lokal, sepse me krijimin e Zajednicës, do të krijohet një njësi e re e vetëqeverisjes lokale, kurse ky nen parasheh që njësia themelore territoriale e vetëqeverisjes lokale janë komunat.
– Neni 16, që ka të bëj me Epërsinë e Kushtetutës, sepse Kushtetuta e Zajednicës, edhe nëse nuk është në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, nuk ka asnjë organ, madje as Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës nuk mund të marrë vendime ndaj Zajednicës.
– Neni 65, që ka të bëj me kompetencat e Kuvendit të Republikës së Kosovës, sepse me krijimin e Zajednicës, Kuvendi do të privohet nga e drejtja që me shumicë absolute të marrë vendime.

Në një formë apo tjetrën, Kosova më nuk do të jetë unike, nuk do të jetë e pandashme, nuk do të ketë integritet territorial, dhe mbi të gjitha do të ketë sovranitet të cunguar.

Përveq Kushtetutës së Republikës, Zajednica bie në kundërshtim edhe me Kartën Evropiane për vetëqeverisje lokale, por edhe me normat mbi respektimin e të drejtave të njeriut. Bie në kundershtim me Kartën Evropiane, sepse kjo kartë nuk parasheh, madje kundërshton, krijimin e Asociacioneve në baza etnike. Kurse, bie ndesh me parimet e të drejtave dhe lirive të njeriut sepse qytetarëve të tjerë të Republikës, përpos atyre të përkatësisë etnike serbe, i’u ndalohet të kenë poste ekzekutive në këtë Zajednicë.

Kjo është thjeshtë, shkelje flagrante e të gjitha normave juridike, si atyre kombëtare, edhe të atyre ndërkombëtare.

Përveç juridikisht dhe politikisht, Kosova do të dëmtohet edhe ekonomikisht, sepse territori i Zajednicës do të përfshijë Trepçën dhe Ujmanin, të cilat do të jenë nën administrimin e organeve të Zajednicës.

Zajednica – si një formë e gabuar e kompromisit me Serbinë

Gjatë raundit të fundit të bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit, çështjet të cilat janë diskutuar janë: Zajednica, Parku i Paqes, energjia dhe telekomunikimi.

Qeveria e Kosovës në disa komunikata ka theksuar se po synohet që të arrihet një marrëveshje pako, e cila do të përfshinte të gjitha problemet.
Por çfarë në të vërtetë fiton Kosova nga kjo marrëveshje e mundshme, dhe në cilat aspekte është e gatshme Kosova të bëj kompromise ?

Krejt çfarë do të mund të nxirrte Kosova nga marrëveshja, është largimi i të ashtuquajturit Parku i Paqes (i cili në fakt është park i urrejtjes dhe ndarjes), marrja e kodit të ri telefonik dhe disa përfitime në aspektin energjetik.

Këtu lind edhe një problem tjetër. Të gjitha çështjet që po diskutohen janë faktikisht çështje të brendshme të Kosovës. Kushtetuta e Republikës thekson se janë institucionet vendore dhe organet gjegjëse, autoriteti suprem i cili zgjedh menaxhon, kontrollon çështjet e brendshme të vendit. Përveq aspektit kushtetues, është shumë denigrues fakti se Kosova nuk ka pasur, e me një trend të tillë të marrëveshjeve, nuk do të ketë gjasa që të diskutojë as edhe për një çështje të brendshme të Serbisë, qoftë edhe për të drejtat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Mentaliteti i qeveritarëve tanë se duhet negociuar gjithçka që kërkon Serbia, edhe nëse tema për të cilën po negociohet nuk është aspak në favor të Kosovës, është i gabueshëm por edhe me shumë pasoja në procesin e konsolidimit të shtetit tonë brenda territorit, por edhe subjektivitetit tonë ndërkombëtar.

Një mentalitet i tillë u ka kushtuar shumë shtrenjtë shumë vendeve, si Bosna apo edhe Palestina, të cilat në saje të dialogimit pa parime dhe pa ‘vija të kuqe’ kanë humbur pjesë të territorit të tyre, të cilat kanë kaluar nën administrimin e një vendi tjetër, dhe nuk është arritur të kthehen kurrë, sepse ato kanë humbur njohjen dhe subjektivitetin ndërkombëtar duke ndryshuar substancialisht, por edhe për vetë faktin se është pranuar të diskutohet për ato tema.

Duke pasur parasysh këto fakte, i bie se Kosova po e lëshon një pjesë të konsiderueshme të territorit dhe po e cungon sovranitetin e saj, vetëm e vetëm që të hiqet Parku i Paqes dhe të kemi kod të ri telefonik, dhe kjo është e papranueshme në përgjithësi, dhe për dy arsye në veçanti. E para, sepse edhe pa marrëveshje me Serbinë, çështjet e lartcekura mund të zgjidhen, thjeshtë duke pasur vullnet politik, por fatkeqësisht ai vullnet u mungon pushtetarëve tanë.

E dyta, me këtë marrëveshje kemi një reaksion zingjiror sepse në njërën anë dëmtohet Kosova dhe integriteti i saj territorial, juridik dhe politik, kurse në anën tjetër kemi Serbinë, e cila shtrin de-facto por edhe de-jure ndikimin brenda Kosovës, me anë të strukturave të MUP-it serb të cilat do të jenë të inkuadruara brenda organeve vendore.

Një praktikë dhe formë e tillë e negociatave dhe marrëveshjeve duhet ndalur, sepse më anë të tyrre është duke krijuar bindja se me Kosovën mund të negociohet për gjithçka, duke i dhënë Kosovës pak, por duke i marrë shumë. /2L ONLINE/