Serwer: Edhe Kosova në NATO

Eksperti amerikan për Ballkanin, Daniel Serwer, vlerësoi se deri në vitin 2020 të gjitha vendet e Ballkanit do të jenë anëtare të NATO-s. Sipas tij, Mali i Zi dhe Maqedonia tashmë i kanë plotësuar kushtet për anëtarësim në NATO, derisa Kosova sapo të fitojë forcat e saja të sigurisë do të dëshironte që sa më shpejt të hyjë në aleancën veriatlantike, transmeton telegrafi.

Serwer, që është edhe profesor në Universitetin John Hopkins, ka ndarë mendimin e njëjtë edhe për Bosnjë Hercegovinën.

“Kjo do të ishte fundi i rrëfimit për luftërat që kanë nisur para 30 viteve”, ka nënvizuar ai në një shkrim të tij në portalin Peacefare.net.

Serwer ka vlerësuar se edhe Serbia gjatë viteve të ardhshme mund të ndryshojë qëndrimin ndaj NATO-s, sidomos nëse Kosova bën ndryshime në këtë rrugë.

KOMENTE