DYLON

Sërpska: Kryeministër s’është Thaçi, por Mustafa

Avatar photo Redaksia

Lista serbe nëpërmjet një njoftimi i bënë me dije zv/kryeministrit, Hashim Thaçi se nuk është më kryeministër. Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës Hashim Thaçi, me deklaratat me të cilat në start e hedh poshtë propozimin e kryeministrit të Serbisë Aleksandar Vuçiq për ditën e kujtimit të viktimave të luftërave në ish-Jugosllavi “po ngutet” dhe harron se nuk është ai kryeministër në Prishtinë, porse Isa Mustafa, kumtoi mbrëmë Lista Serbe.

Sërpska në komunikatën “përkujton” Thaçin se përveç se nuk është kryeministër, as Qeveria e Kosovës nuk është qeveri e PDK-së së tij, porse qeveri e koalicionit – LDK, PDK dhe Lista Serbe dhe se qëndrim rreth nismës së Vuçiqit partnerët e koalicionit, e me këtë edhe Qeveria e Kosovës, ende nuk kanë marrë.

EkoHigjiena

“Në këtë mënyrë ministri Thaçi mund t’i japë goditje të riparueshme marrëdhënieve brenda koalicionit tonë”, thuhet në komunikatën që Sërpska ia ka dërguar Tanjugut të Beogradit.

http://www.rtklive.com/?id=2&r=38951

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.