(2LONLINE) – Një sipërfaqe e tërë me kultura bujqësore të fshatrave Skifteraj, Radivojc, Budrikë e Remnik, janë vërshuar sërish sot nga uji që vazhdon të del nga shtrati i Lumit Morava por edhe prrockave Letnica dhe Gërqarica. Situatë jo e mirë është edhe për qarkullimin në rrugën Skifteraj-Radivojc dhe Budrikë-Remnik.
Vërshim ka pasur edhe në qendrën e qytetit të Vitisë gjatë orëve të paradites, por me intervenimin e Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe institucioneve të komunës, është arritur që të sanohet gjendja në hapjen e kanalit në afërsi të Kishës Katolike.
Kryetari I komunës së Vitisë Sokol Haliti I cili qysh në orët e hershme të mëngjesit ishte në intervenim me drejtorinë e shërbimeve publike. Me këtë rast,
Haliti tha se Institucionet komunale janë në gjendje mobile për të përcjell nga afër gjendjen momentale në vendet e prekura nga vërshimet. Kryetari Haliti ka vizituar në orët e pasdites edhe fshatrat Radivojc, Budrikë, Skifteraj, Remnik dhe Letnicë. /2lonline/