DYLON

Sërish refuzon Belgjikën

Avatar photo Redaksia

Adnan Januzaj mund të zgjedh kombëtaren e prindërve të tij, Shqipërinë, por edhe atë të Belgjikës, ku ka lindur dhe ka luajtur për kombëtaret e grupmoshave të reja.

Në një duel ndërmjet këtyre dy kombëtareve, Federata Shqiptare e Futbollit dhe selektori, Gianni De Biasi kanë vendosur të bëjnë çkado, të shkojnë kudo për të siguruar shërbimet e Januzajt.

EkoHigjiena

Edhe belgët nuk e kanë ndërmend të rrinë duarkryq, por duan të luftojnë deri në fund për super talentin e Manchester Unitedit. Madje belgët kanë një ofertë më joshëse profesionale, ata e ftojnë Januzajn për botëror.

Së fund, pas kualifikimit të Belgjikës në Kampionatin Botëror 2014 të futbollit, ka qenë vet selektori belg, Marc Wilmots që ka refuzuar ta lë jashtë ekipit të tij për botërorin e ardhshëm Januzajn.

“Është një garë shumë e madhe, tani me Zakari Bakkali, Yannick Ferreira-Carrasco dhe ndoshta edhe me Adnan Januzajn”, tha ai para gazetarëve.

Mesfushopri sulmues 18 vjeçar ende nuk ka zgjedhur cilën kombëtare do të luaj në futbollin ndërkombëtar.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.