“Në kthim nga Novi Pzari, pas një qëndrimi katërdittor me karakter pune në projektin ” Dasma peshterse”, projekt që realizohet me përkrahjen e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, e në bashkëpunim me Behar TV, të Novi Pazarit, në vendkalimin kufitar në Bërnjakk, BIA ndaloi për gati tre orë në bisedë informative, kryetarin Ismet Azizi, i cili është bartës i këtj projekti, që realizohet në familjet shqiptare të Peshterit”, thuhet në njoftimin e OJQ “ Kosova për Sanxhakun”.
Ismet Azizi ka thënë me këtë rast se operativistI i BIA-s u nteresua për lëvizjet e tija, atë që bënë. Për qëllimet dhe objektivat e shoqatës “Kosova për Sanxhakun” , për librat e botuara, konferencat e simpoziumet shkencore dhe artikujt e botuar.
“Bashkëpunim me Këshillin Kombëtar Bohsnjak, parti politike, në Sanxhak dhe Kosovë. projektet, libra, mbështetje materiale.. Me kend takohet nga aketeret politik. Nga kush finacohet shoqata. Sjellja e zyrtarit të BIA-s ishte korrekte. Pothuajse gjatë gjithë kohës operativsti i BIA ishte në koktakt dhe raportonte drejtpërdrejt në zyrën qendrore në Beograd”, tha Ismet Azizi.
Sipas tij, Shoqata do të vazhdoj sikurse edhe deri më tani të zvillojë aktivitet jo vetëm në Sanxhak, por kudo që ka banorë me prejardhe nga Sanxhaku.
“Ia kemi shtru vetës këtë detyrë pa të keqen e askujt, pa fije urrejtje ndaj asnjë populli apo etnije, duke ngrit ura bashkpinimi e njohjeje në mas veti”, ka thënë Ismet Azizi, kryetar i OJQ “ Kosova për Sanxhakun”. /2LONLINE/