DYLON

Sërish gaz lotsjellës, ndërpitet seanca

Avatar photo Redaksia

Glauk Konjufca hedhë gazin

(E plotësuar) – Deputetët po kanë probleme me frymëmarrjen për shkak të gazit lotsjellës. Kreu i Kuvendit ka ftuar kryesinë për mbledhje. Kësaj radhe gazin lotsjellës e hodhi deputeti Glauk Konjufca.

EkoHigjiena

Tani në sallë ka hyrë edhe Kryetari i Kuvendit të Kosovës i cili ka nisur seancen, derisa po i fton deputetët opozitarë që të flasin nga foltorja. Gazi Lotsjellës sërish ndërpret seancë. Kryetari Veseli ka thënë se deputetët e opozitës po e përjashtojnë veten.

Kryeministri, zëvendësi i tij dhe një pjesë e madhe e ministrave kanë zënë vendet e tyre në sallën e rregullt të seancave plenare. Po ashtu në vendet e tyre janë edhe deputetët e LDK-së e po ashtu edhe ata të opozitës. Derisa Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli ende nuk është futur në sallë, për të filluar seancën.

http://botasot.info/kosova/490713/serish-gaz-lotsjelles-nderpitet-seanca-foto/
Foto: Bota sot

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.