DYLON

Sërish arrestohet kryetari Visar Ymeri

Avatar photo Redaksia

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se Policia e Kosovës ka arrestuar sërish kryetarin e kësaj partie, Visar Ymeri. Arrestimi i Ymerit ka ndodhur rreth orës 10:00.

Në reagimin e VV-së thuhet se Proceset e montuara gjyqësore ndaj Lëvizjes Vetëvendosje! nuk po ndalen dhe janë intensifikuar kohëve të fundit.

EkoHigjiena

“Arrestimi i vazhdueshëm i kryetarit të subjektit më të madh opozitar, konfirmon raportet ndërkombëtare që Kosovën e kanë shpallur vend me sistem gjysmë të konsoliduar autoritar.
Prej se e kemi në pushtet këtë koalicion, dhuna dhe përndjekjet politike janë bërë metodë qeverisëse në Kosovë.

Lëvizja VETËVENDOSJE! kërkon urgjentisht ndërprerjen e përndjekjeve politike dhe do të angazhohet me tërë qenien e saj që ta largojë këtë regjim autoritar”, thuhet në reagimin e VV-së.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.